E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Fitorja e 10 radhazi, Lazio triumfon në ndeshjen me Napolin

Lazio i “rrëmbeu” fitoren Napolit mbrëmjen e kësaj të shtune. Me rezultatin 1-0, skuadra kryeqytetase siguroi fitoren e dhjetë radhazi në Serinë A.

 

Në minutën e 82 Ciro Immobile arriti të gjejë portën dhe i dhuroi 3 pikë të arta Lazios. Kjo fitore e ngjit skuadrën kryeqytetares në renditje me 42 pikë në 18 ndeshje.

 

Reklamë

Lazio qëndron pas Interit dhe Juventusit me 3 pikë më pak. Nga ana tjetër, këto ditë nuk janë aspak të mira për Napolin pasi në 5 ndeshjet e fundit, ka arritur të sigurojë vetëm 1 fitore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë