Subscribe

Drejtuesi Politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri deklaroi se fitorja e PS në këtë qark, me tetë mandate, ishte e thellë.

 

Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, me gazetarin Roland Zili, Gjiknuri u shpreh i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.

 

“Nisur nga faktorët që janë ndikues pas tetë vitesh qeverisjeje, kemi marrë mbështetjen maksimale, afërisht në kuotat e vitit 2017. Ka patur edhe shumë vota të pavlefshme për shkak të konfuzionit me numra, por qëllimi ka qenë për PS. Tetë mandate është rezultat shumë i thellë. Jam i kënaqur. Rezultati është shumë i pastër.”

 

Faktin që LSI nuk mori dot asnjë mandat, Gjiknuri e komenton kështu:

 

“E pritshme, e kam thënë edhe tërbimin e presidentit në vlorë, më shumë bëri dëm, sesa ndihmoi partinë e tij, konfuzi të gjithë elektoratin e LSI.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *