Partia popullore e kryeministrit Mariano Rahoi ka fituar zgjedhjet parlamentare, por sërish nuk ka mundësi të formojë e vetme qeverinë në Spanjë. Ky subjekt ka marrë 137 nga 350 deputetë, 15 vende më shumë krahasuar me votimet e dhjetorit të kaluar. Socialistët janë rikonfirmuar si forca e dytë parlamentare me 85 deputetë e ndjekur nga Podemos me 71 dhe partia e qytetarëve me 32 vende në parlament. Pas publikimit të rezultateve zyrtare, lideri i partisë që qendrës së djathtë të qytetarëve, Albert Rivera, ka thënë se është gati të nisë bisedimet me konservatoret e Mariano Rahoi për një koalicion qeverisës. Por me gjithë negociatat këto dy subjekte nuk plotësojnë dot mazhorancën e thjeshtë prej 175 votash në parlament. Mediat në vend nuk përjashtojnë dhe një koalicion me bazë të gjerë mes partisë popullore dhe socialistëve, për të shmangur rrezikun që vjen nga euroskeptikët e Podemos, dhe përsëritjen e skenarit britanik në Spanjë. Që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar liderët e partive në Spanjë kanë zhvilluar negociatat, por pa mundur të arrijnë një marrëveshje për koalicionin qeverisës në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *