Paris Sen Zhermen nuk ndalet dhe fiton edhe ndeshjen e radhës ketë here ne shtëpi kundër Sant Etien. Nejmar edhe pse nuk ka shënuar vete ka qene protagonist ne te tre aksionet e golit. Ne minutën e 19 nje top ne thellësi i Nejmar per Cavanin qe mund te ndalet vetëm me faull dhe penallti qe realizohet nga vete uruguaiani, i cili ngjitet ne kuotën e 4 golave ne 4 ndeshje. Ne pjesën e dyte serish Nejmar qe godet bukur nje top te ndalur pas nje faulli dhe Tiago Mota brenda zonës nuk fal, por i çon shifrat ne 2-0. Ne fund pak çaste dhe per spektaklin e Kavanit qe jo vetëm shënon golin e trete te ndeshjes dhe te pestin personal, por finalizon ne mënyre perfekte me finte nje aksion te nisur nga Nejmar dhe Draksler. 3-0 dhe Parisi vijon marshimin me pike te plota pas 4 javësh te luajtura.

 

Mergim Mavraj ne rikthimin e tij ne Keln me Hamburgun ka përfunduar para kohe ne dhomat e zhveshjes per shkak te dy kartonëve te verdhe. Gjithsesi ka qene nje nisje e vrullshme e miqve qe kane kaluar dy here ne avantazh ne pjesën e pare fillimisht me Hahn dhe me pas me Wood edhe për shkak te kaosit te mbrojtjes vendase. Ne pjesën e dyte është dashur te zëvendësohet gjyqtari per shkak te nje dëmtimi dhe arbitri i futur ne fushe e nis me nje karton te verdhe per Mavrajn, qe ndali ne mënyre te parregullt Kordoben qe ishte nisur drejt portës. Me 10 lojtare Hamburgu pëson nje gol nga Sorensen ne shtese, ndërsa Holtbi i çon shifrat me nje kundërsulm ne 1-3. Hamburgu ne krye te tabelës se renditjes, ndërsa Kelni me zero pike pas dy javësh.

 

Ne Spanje, skuadra e momentit është Real Sosiedad San Sebastian, se cilës i mjaftuan 45 minutat e para per te shkatërruar Vijarrealin. Nëndetësja absolutisht nuk po gjen ritmin ndërsa basket mjaft te forte. Ne minutën 25 Uillian Jose, ne te 34 Prieto dhe ne te 45 Juanmi i dhanë fitoren bardhebluve. Ne ndeshjen tjetër te se premtes Real Betis Balompie ka fituar me përmbysje ndaj Selta Vigos. Miqtë kaluan ne avantazh ne minutën e 10 me Gomez, por Sergio Leon barazo ne pjesën e pare. Ne te dytën pas nje goditjeje nga këndi Fedall kërcen me shume se te gjithë dhe i jep fitoren andaluzeve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *