Atalanta ka arritur të fitojë në limitet e ndeshjes përballë Genoas me rezultatin 1 me 2.

 

Një ndeshje ku të besuarve të Gasperinit I buzëqeshi fati pasi arritën të shënonin në minutën e 95’ të takimit me Zapatën.

 

Në minutën e 64’ ishte Muriel që kaloi në avantazh Atalantën përmes një penalltie.

 

Por në të 91’ Genoa barazoi me Criscito, I cili po na pika e bardhë e penalltisë arriti të mposhte Gollinin. Por kur dukej se ndeshja do të mbyllej barazim Atalanta arriti të gjente sërish golin e epërsisë.

 

Në këtë ndeshje, mbrojtësi kombëtares shqiptare Gjimshiti luajti si titullarë ku dhe shkaktoi edhe 11 metërshin për vendasit e Genoas.

 

Nga ana tjetër Bolonga arriti të përmbyste shifrat përballë Brescias duke fituar me rezultatin 4 me 3. Një ndeshje ku Brescia edhe pse kaloi e para në avantazh dhe në epërsinë e dy golave nuk arriti ta menaxhonte si duhej lojën.

 

Po ashtu fitore të rëndësishme arriti edhe SPAL I cili arriti të përmbyste shifrat përballë Lazios, duke triumfuar me rezultatin 2 me 1.

 

Kurse Parma u mposht në shtëpi nga Cagliari me rezultatin e thellë 3 me 1.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *