Juventus mundi Genoan ne javën e 21 te serisë, duke mbajtur distancën me nje pike me kreun e renditjes Napoli. 1-0 ne Alianz Stadium per zonjën e vjetër, nje rezultat i mjaftueshëm per te arritur tre piket edhe pse kishte mundësi ne disa raste per te dyfishuar shifrat.

 

Skuadra e Alegrit e filloi mire takimin duke ushtruar presion me Kedira dhe Pjanic, ndërsa gjuajtja e këtij te fundit u neutralizua nga Perin. Gjithsesi ne minutën e 15 vendasit arritën te zhbllokonin shifrat me Duglas Costa qe shfrytëzoi mjaft mire nje pasim te Manxhukic.

 

Genoa me e gjalle me fillimin e pjesës se dyte, gjithsesi pa arritur te shfaqnin rrezik ne portën e Sheznit, kjo dhe per merite te murit ne qendër te mbrojtjes Benatia Kielini. Zonja e vjetër arriti te administronte rezultatin deri ne fund te takimit, duke vazhduar duelin ne distance me Napolin ne luftën per titullin e këtij sezoni.

 

Rezultat befasues ne sfidën qe mbylli edhe javën e 24 te Premier Leagues angleze. Te kuqte e Liverpul u munden jashtë çdo parashikimi nga Swansea City, skuadra e vendit te fundit ne renditje. 1-0 ne Liberty Stadium per uellsianet qe kërkonin deshperimisht piket ne përpjekje per te shpëtuar sezonin, përballe nje skuadre qe ne rast te nje rezultati pozitiv mund te arrinin vendin e trete ne klasifikimin e përgjithshëm.

 

Takimi filloi ashtu siç ishte parashikuar me Liverpul ne kërkim te golit, duke ngulmuar me blerjen me te re Van Dijk dhe Salah. Por ne minutën e 40 vendasit surprizuan jo pak kur Mawson kaloi ne avantazh skuadrën e tij. Miqtë ne sulm qe nga ky moment me Mane e Salah ne kërkim te barazimit te shifrave, ndërsa Firmino ne minutën e 4 te shtesës ishte mundësia e fundit, por gjuajtja e brazilianit përfundoi ne shtylle.

 

Liverpul vazhdon te qëndroje ne vend te katërt ne renditje, 3 pike larg Chelseat. Per Swansea përsëri vendi i fundit, por kete radhe me pike te barabarta me West Bromuic Albion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *