E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Fiton bindshëm Napoli, Roma i falet Dzeko  

Ilustrim · Vizion Plus

Napoli ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 1 me 4 në transfertën përballë Lecce.

 

Në javën e katërt të Seria A, napoletanët e drejtuar nga Anceloti arritën një fitore bindëse qysh në pjesën e parë. Fernando Llorente në të 28 minutë dhe Insinge në të 40 I dhanë qetësinë ekipit të Napolit. Me fillimin e të dytës, Fabian Ruiz shënoi golin e tretë për Napolin. Por vendasit e Lecce arritën të ngushtonin avantazhin në 1 me 3 me Marco Mancosu, I cili arriti të ekzekutonte saktë një 11 metërsh.

 

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt përfundimit, Llorente shënoi golin e dytë personal në të 82 minutë, duke vulosur shifrat në 1 me 4.

 

Nga ana tjetër, fitore të rëndësishme arriti edhe Roma e cila fitoi në fushën e Bolongas me rezultatin 1 me 2 dhe pse me një lojtar më pak.

 

Fitore arriti edhe Sassuolo në shtëpi përballë SPAL me rezultatin 3 me 0 si dhe Sampdoria që mposhti Torinon me shifrat 1 me 0.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh