Bernie Sanders ka mposhtur Hillary Clinton ne zgjedhjet ne Virxhinian Perendimore, por ajo vazhdon te kryesoje ne garën e demokrateve per president te Shteteve te Bashkuara. Ne fjalimin e fitores Sanders u tha mbështetësve se ai ishte kandidati me i mire per te mundur rivalin republikan Donald Trump.

“Mesazhi yne per delegatet demokrate qe do te mblidhen ne Filadelfia eshte se ndonese mund te kemi mosmarrëveshje me Clinton, eshte nje pike per te cilen biem dakord. Ne duhet te mposhtim Donald Trump. Ne do te luftojme edhe per voten e fundit”.

Multimiliarderi Trump ishte fitues ne Virxhinian Perëndimore dhe Nebraska. Ndonëse mbetet kandidati i vetem ne gare, emrat e rivaleve te tij qe u tërhoqën javen e shkuar,  ishin ne liste. Edhe pse popullor per votuesit, Trump po lufton te siguroje mbështetjen e partise se tij. Kreu i dhomës se përfaqësuesve Pol Ryan tha se nuk do ta mbështesë ate, per shkak te mungesës se parimeve konservatore, por nga ana tjetër eshte shprehur se duhet te nisin bisedimet per te unifikuar partine.

Ne kampin demokrat votimet do te mbahen edhe ne 9 shtete amerikane, ndërsa per republikanet gara vazhdon ne 7 shtete. Hillary Clintonit i nevojiten edhe 144 delegate, ndërsa Sanders 914. Persa i përket Trump atij i duhen edhe 130 delegate per te siguruar kandidimin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *