Plani i qeverisë britanike për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruandë mori goditjen vendimtare duke u rrëzuar përfundimisht nga gjykata e Lartë si i paligjshëm.

 

Trupa prej 5 gjyqtarësh mbështeti verdiktin e dhënë më herët nga Gjykata britanike e Apelit, që argumentonte se ka një rrezik real per refugjatet të cilët duhet tw presin nw Ruanda, derisa kwrkesat e tyre pwr azil tw shqyertohen në Britani.

 

Vendimi minon një nga premtimet kryesore të kryeministrit Sunak. Qeveria pretendoi se skema  e Ruandes do të ishte një pengesë kyçe për numrin në rritje të azilkërkuesve që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet varkave të vogla nga kanali i La Manshit.

 

Pas ketij vendimi ka reaguar Kryeministri  Rishi Sunak  i cili ka theksuar  se qeveria do  te shqyrtoj se cfare hapash do te nderrmarre.

 

RISHI SUNAK

Angazhimi im për të ndaluar varkat është i palëkundur. Nëse është e nevojshme, jam i përgatitur të rishikoj kuadrin tonë ligjor vendas.

 

Ky vendim i Gjykates se Larte britanike  vjen ne nje kohe kur vetwm pak ditw mw parw, Shqipwria dhe Italia  nenshkruan  nje marrveshje per emigrantet.

Refugjatet që do të shpëtohen në Detin Mesdhe do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Kryeministrja  Meloni sqaroi se në Shëngjin do të funksionojë një qendër që do të bëjë regjistrimin dhe verifikimin e emigrantëve te cilwt mw pas do tw dwrgohen nw kampin e Gjadrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *