Barcelona dhe Real premtojnë nje tjetër beteje per titullin kampion, duke e nisur qe ne fillim me fitore sezonin e ri. Moment emocionuese ne “Kamp Nou” i gjithi i bashkuar pas tragjedisë qe goditi qytetin spanjoll te enjten. 14 vende te lira ne qendër te stadiumit ne nder te viktimave, shirit i zi dhe një bluze speciale ku emrat e futbolliste u zëvendësuan me Barcelona. Duke ndjere edhe rëndësinë e kësaj ndeshje, katalanasit e nisen me mjaft vrull takimin per te arritur vetëm fitore.

 

Pas Suarez, rreziku i vazhdueshëm ne portën kundërshtare ishte Lionel Mesi, i cili ne minutën e 35 goditi shtyllën pas nje gjuajtje nga 25 metra. Gjithsesi presioni i vendasve u konkretizua ne gol, 1 minute me vone me ndihmën edhe te lojtarit te Betis, Toska, i cili shtyu topin ne portën e tij. Ne minutën e 39, Delofeu me nje aksion te pabesueshëm nga krahët arriti t’i shërbente Serxhi Roberto, i cili nuk gaboi duke dyfishuar shifrat. Edhe ne pjesën e dyte loja foli vetëm per te zotet e shtëpisë, ku protagonist ishte edhe njëherë Lionel Mesi, ku fillimisht preku shtyllën ne minutën e 60, ndërsa 20 minuta me vone i pafat për here te trete.

 

Nderkohe pak ore me vone Reali i Madridit ju kundërpërgjigj skuadrës se Valverdes, duke fituar 3-0 ne Riazor ndaj vendasve te Deportivo la Corunja. Edhe pse te zotet e shtëpisë e nisen mjaft mire, kampionet ne fuqi pas 20 minutave vuajtje arritën te zhbllokonin shifrat me Gareth Bale. Me avantazhin e krijuar dhe me mire nga ana psikologjike tashme, skuadra e Zinedin Zidan arriti te dyfishonte shifrat 7 minuta me vone, këtë here me brazilianin Casemiro.

 

Me fillimin e pjesës se dyte madrilenet arritën te gjenin edhe golin e trete me Toni Cross duke mbyllur gjithçka. Mbrëmja u prish per miqtë vetëm ne fund kur kapiteni Serxhio Ramos la fushën per shkak te kartonit te dyte te verdhe, ndërsa do te mungoje ne ndeshjen e ardhshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *