Barcelona dhe Bajern u shfaqen me gjithë forcën e tyre ne takimet e para te fazës ne grupe te Uefa Champions League, si per t’u treguar kundërshtareve se do te jete shume e vështire per te përsëritur dështimin e vitit te kaluar. Ne Kamp Nou katalanasit e Luis Enrikes derdhen gjithë zemërimin e tyre, duke shpartalluar 7-0 Selltikun ne ndeshjen e vlefshme per grupin C. Heroi i mbrëmjes nje super Mesi autor i tre golave, por edhe asisteve per shokët e tij. Rrjetën ne kete takim e gjeten edhe Injesta Neimar dhe Luis Suarez dopiete. Nga ana e tyre skocezet kishin mundësi te futeshin ne loje ne minutën e 24, por Dembele dështoi nga pika e bardhe. Rrebesh golash edhe ne Mynih ku Bajern mundi thelle 5- 0 ruset e Rostov. Zhbllokoi rezultatin me penallti Levandosvski përpara se Myller te dyfishonte shifrat ne fundin e pjesës se pare. Ne skene doli talenti Kimich ne pjesën e dyte autor i nje dopite, ndërsa Bernat vulosi rezultatin ne fund te takimit. Ne sfidën tjetër te grupit D, Atletiko arriti nje fitore te rëndësishme ne Filips Stadion 1-0 ndaj Psv Eindhoven. Golin e vetëm te takimit per spanjollet e shënoi ne minutën e 43 Saul Niguez, ndërkohe qe dy minuta me vone Guardado per vendasit nuk mposhti dot portierin kundërshtar nga pika e bardhe. Takimi me i rendesishem i grupit A Paris Sg – Arsenal u mbyll ne barazim 1-1. U duk nje ndeshje e lehte per francezet kur qe ne minutën e 1 gjeten rrjetën me Kavani. Por pas shume rastesh per gjate gjithë lojës nga te zotet e shtëpisë, ishin topçinjtë qe surprizuan kur Alexis Sanchez ktheu gjithçka ne baraspeshe ne minutën e 78. I njëjti rezultat edhe ne Zvicër mes Bazel dhe Ludogorec. Bullgaret gjeten te papërgatitur vendasit ne fundin e pjesës se pare, kur shënuan me Cafu. Ndërkohe Bazel barazoi ne minutën e 79 me Shtefen. Fitore shume e rëndësishme per vazhdimësinë e Napolit 2-1 ne Kiev ndaj Dinamos. Ukrainasit shënuan te paret me Garmash ne minutën e 26. Por italianet u kundërpërgjigjen dy here brenda pjesës se pare, fale yllit te tyre te ri polakut Milik autor i një dopiete. Barazim 1-1 edhe ne takimin e fundit ne Da Luz mes Benfikes dhe Beshiktashit. Portugezet nuk arritën te administronin avantazhin e krijuar nga Franko Cervi, teksa u barazuan ne minutën e trete te shtesës nga një ish Anderson Taliska.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *