Subscribe

Kryeministrit Edi Rama u shpreh i sigurt se PS do të fitojë 20 mandate në qarkun e Tiranës.

Po ashtu, nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe Pandeli Majkos.

Mes batutave, ai tha se do t’ia japë fjalën Majkos, pasi renditet i 19 në listë dhe në vijën e rrezikut në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit.

“Pandi meriton të gjithë mbështetjen tonë se është dhe i 19 se është në zonë e rrezikut dhe po ja jap fjalën edhe për një arsye të dytë, pasi pas meje ai ka marrë gjithçka nga PS, ai është i vetëdijshëm për këtë ashtu siç jam edhe unë, ai është treguar i gatshëm që ai të jetë veçanërisht aktiv në këtë fazë të ndeshjes kur fillon zyrtarisht fushata për pak ditë dhe kur sigurisht duhet të jemi shumë të pranishëm te qytetarët”, tha Rama

Nga ana tjetër, Majko u shpreh se skuadra e PS për 25 prillin është skuadra e krijimit të Shqipërisë së të ardhmes.

“Ajo që kemi përballë është një grup njerëzisht që përpiqen të mbijetojnë në politikë. Kurse ne i bëjmë të qartë të gjithë njerëzve dhe socialistëve dhe votuesve se jemi shumë pranë historisë së marrjes së një mandati të tretë. Ky nuk thjeshtë kryeqyteti por një Shqipëri e kondestuar që mbart brenda kryeëndrra dhe kryekërkesa. Përballë kemi  ekipin e mbijetesës, ne e kemi treguar se kush jemi, ne jemi një ekip në thellë, dhe ji të varur nga vija e zjarrit. Mbase dhe si pak më i vjetri dëshiroj t’i drejtohem Tiranës për çdo koleg tonin votën për secilin prej tyre, pasi e kanë votën për të vazhduar këtë ndryshim. Ne po përpiqemi të ndërtojmë një shtëpi të re jo vetëm për këtë brez, por edhe për brezin e të ardhmes, këtu fle kryeëndrra dhe kemi detyrimin të bëjmë një krye fushatë”, tha Pandi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *