Synimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është që në zgjedhjet e 25 prillit të fitojë 11 mandate në Tiranë.

 

Në një intervistë për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Vasili deklaroi se një rezultat i tillë është i arritshëm jo vetëm në Qarkun e Tiranës, por edhe në qarqe të tjera të vendit për shkak të programit që ka LSI.

 

“Ne synojmë 11 mandate në Tiranë sepse kemi patur në zgjedhjet e shkuara 5 mandate. Fryma organizimi, kandidaturat, lista e kanidatëve është më e mira që ka patur ndonjëherë LSI. Këto bëjnë që LSI të konkurrojë me një ritëm si asnjëherë më parë në Tiranë. LSI ka qenë gjithmonë në ngjitje. Të njëjtat pritshmëri janë edhe për qarqet e tjera të rëndësishme të vendit, Durrësi, Fieri, Elbasani, Berati, Vlora. Këto janë synimet, për një garë për të luftuar në këto qarqe për forcë e parë. Kemi përgatitur një program që është realist, me këmbë në tokë dhe i bën të prekshme gjërat, nuk është në ajër, nuk është program me 3D. Kemi ndërthurur tre breza.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *