Mjeku i njohur Roland Xhaxho, i cili kaloi virusin Covid-19 i është bashkuar nismes për të dhuruar gjak në mënyrë që të përdoret për trajtimin e pacientëve me Covid-19 me metodën e re të plazmës së atyre që kanë kaluar koronavirusin.

Ishte vetë Ministrja Manastirliu e cila publikoi foton e doktor Roland Xhaxhos, duke e falenderuar atë për vlerat e humanizmit dhe solidaritetin që transmeton nëpërmjet këtij veprimi.

#Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë🙏🏼
Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezikshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19.Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty!

Më herët të njëjtin veprim për të dhuruar gjak e kishte bërë edhe drejtori i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *