E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Fiter Bajrami/ Ambasada e SHBA: Urojmë që ky vit të sjellë gëzim në familjet e shqiptarëve

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

 

Reklamë

Nëpërmjet një mesazh në “Facebook”, ambasada shkruan se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.

 

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë