E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Firmoset urdhërarresti për Fredi Belerin, ofroi para për të blerë votën në Himarë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është zyrtarisht i arrestuar në flagrancë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës.

 

Reklamë

Në procesverbal saktësohet se Fredi Beleri është vënë në pranga, pasi ka tentuar të blejë vota përmes shumave monetare. Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë natës, ndërsa mbi të rëndon akuza për veprën penale, “Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

 

 

Fredi Beleri u arrestua nga uniformat blu mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnatës, ndërsa qëndronte i shoqëruar nga disa persona të tjerë në lokalin e tij. Pikërisht, ky ka qenë dhe momenti ku sipas autoriteteve, Beleri po konsumonte veprën penale duke u përfshirë në shitblerje votash.

 

Më shumë video

Reklamë