Kjo e hënë shënoi hapin e parë të punës për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

 

Ministria e Energjisë së bashku me kompaninë Amerika Bectel nënshkruan kontratën për të nisur studimin e këtij projekti madhorë për vendin. Kjo fazë e parë e punës do të kërkojë 18 muaj kohë.

 

Pas përfundimit të studimit, më pas pritet të nisë faza e dytë, ajo e ndërtimit të kësaj vepre publike. Skavica është një projekt shumë i madh për vendin, pasi jo vetëm rritëm 20% prodhimin e energjisë, por eliminonin edhe përmbytjet që ndodhin shpesh. E gjithë vepra mendohet se do të kushtojë 500 mln euro në varësi të lartësisë së digës. Mbetet ende e paqartë gjetja e burimeve të financimit për realizimin e plotë të veprës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *