Subscribe

Genti Strazimiri i është përgjigjur Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit, të cilët thonë se kuota e duhur e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së nuk është mbledhur ende.

 

Sipas Strazimirit, të gjithë ata që kanë kuriozitet për të shikuar firmat, mund t’i shohin në zyrën e Edi Palokës, i cili është dhe kryetari i Këshillit Kombëtar.

 

“Shumica absolute e anëtarëve kanë firmosur për të mbledhur kongresin. Kuvendi është organi më i lartë. Si i tillë vetëverifikohet. Si ndodh kjo; vetë Kuvendi miraton një grup për verifikim. Të gjithë janë vartësit e Kuvendit. Edhe Kuvendi i 11 dhjetorit do të vetë verifikohet. Kemi paraqitur numrin e firmave që janë mbledhur nga anëtarësia. E kemi bërë për transparencë. I kemi dorëzuar tek organi i dytë, Edi Paloka. Kush ka dëshirë dhe kuriozitet mund të shkojë dhe t’i shohë. Por jo të verifikojë. Çdo interpretim tjetër që bëhet është efekti i një paniku. Është e palezetshme.”

 

Nga ana tjetër, Flamur Noka e cilësoi Bashën ministër të Ramës që paguhet për të goditur opozitën.

 

“Peng kryetarit i kanë mësuar një gjë që mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është të sulmosh, nuk ka qytetar që nuk e di se kush është pengu dhe i ka shërbyer Ramës prej 8 vitesh, kush i dogji  të gjitha kauzat e opozitës dhe për çfarë arsyesh. Të gjitha këto tregojnë se qeveria nuk ka 19 ministra por 20 minuta, atë të shuarjes së opozitës që quhet Luzlim Basha dhe se paguhet nga qeveria e Ramës, Në këtë panik ai sulmon për t’u mbrojtur, demokratët shprehën vullnetin e tyre për mbledhjen e Kuvendit. Sot janë mbledhur edhe 150 të tjera dhe do të vijojnë ende dhe shifrat do e kalojnë 5 mijë firma, është vullnet absolut i demokratëve. Paniku që ka zënë peng kryeartin duket tek histeria se si flasin dhe sulmojnë, asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *