Një nga sektorët që do të përfitojë nga skema e garancisë shtetërore për kredi janë edhe prodhuesit e veshjes dhe këpucëve.

 

Post pandemia ka bërë që firmat më të mëdha në botë, me bazë në Itali, si Dolce&Gabbana , Guess, Hugo Boss e të tjera, po vlerësojnë tregun e Ballkanit si një treg potencial, pasi ai i Kinës jo vetëm që është larg, por po rezulton disa herë më i shtrenjtë, për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit me kontenier.

 

Për këtë arsye, prodhuesit vendas kanë nevojë për investime dhe linja prodhimi, me qëllim përballimin e këtij fluksi në rritje.

 

“Për ne cdo kredi me kushte lehtësuese është një lajm i mirë. Mirë do të ishte ne norma interesa sa më të ulta. Aksesi në financim për ne është i vështirë, pasi ne nuk kemi kolateral dhe se banka nuk na i njeh makineritë si mundësi për t’i lënë garanci. Ndërkohë që kontratat e reja për punë janë rritur ndjeshëm për shkak të kërkesës së lartë post pandemisë si dhe për shkak se firmat po e shohin të kushtueshëm tregtinë, me tregun e largët të aziatik’ – u shpreh në E-ZONE, Florian Zekja nga shoqata Pro-Eksport.

 

Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve përbëjnë 30% të eksporteve, ndaj dhe zgjerimi i investimeve në këtë sektor mbart një rëndësi të vecantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *