E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Firence, protesta kundër Salvinit

Më shumë se 2 mijë njerëz kanë protestuar në sheshin Piazza della Repubblica në qytetin e Firences kundër ministrit të brendshëm Mateo Salvini.

 

Protesta degjeneroi në akte dhune mes qytetarëve dhe policisë gjatë kohës që Salvini po zhvillonte një takim me mbështetësit e tij përkrah kandidatit të Lega Nord për kryebashkiak të qytetit.

 

Reklamë

Protestuesit u përpoqën disa herë të thyenin kordonin e policisë, ndërsa në duar mbanin pankarta ku kërkonin largimin e Salvinit nga Firence.

 

Sipas mediave të vendit fqinj, italianët janë të pakënaqur ndaj politikës së ekstremit të djathtë, qasjen e zëvendës kryeministrit Salvini ndaj emigrantëve sirianë, por edhe përdorimin e simboleve e shenjtorëve katolikë në tubimet e tij.

Të dielën kardinali i selisë së Shenjtë në Vatikan Pietro Parolin paralajmëroi Salvinin duke thënë se Zoti u përket të gjithëve.

 

Protestat kundër Salvinit po mbahen vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve në parlamentin evropian.

 

 

Më shumë video

Reklamë