E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Fiorentina surprizohet nga Venezia

Venezia's Mattia Aramu (L) in action against Fiorentina's Pietro Terracciano (R) on possible foul during the Italian football Serie A match Venezia FC vs ACF Fiorentina at the Pier Luigi Penzo stadium in Venice, Italy, 18 October 2021 ANSA/ETTORE GRIFFONI

Mbrëmja e të hënës mbylli edhe javën e 8 të kampionatit italian, ku surprizat nuk munguan. Fiorentina i befasoi të gjithë, pasi u mposht me rezultatin minimal nga Venecia në tranfertë. Në minutat e para, skuadra nga Firence luajti mirë dhe provoi disa herë portën me Xhek Bonaventurën, por saktësia mungoi në momentin final.

Nga ana tjetër, një kundërsulm i bukur i Venecias i surprizoi të gjithë, kur Mattia Aramu me portën e boshatisur kaloi në avantazh skuadrën . Fraksioni i parë u mbyll me fitoren minimale  të vendasve, ndërsa i dyti nisi me më shumë ritëm për Fiorentinën, që bëri çmos për të kërkuar golin e barazimit. Shpresat u zbehën edhe më shumë kur Sotil mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe e la skuadrën me 10 lojtarë.

Megjithatë dhe pas kësaj, Fiorentina mbeti në sulm duke krijuar raste të shumta veçanërisht me Vlahovic, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Pas kësaj disfate, Fiorentina mbetet në vendin e 9 me 12 pikë, ndërsa Venecia në vendin 15 me vetëm 8 pikë. Të gjitha ndeshjet e kampionatit italian mund t’i ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë