Fiorentina dhe Milan e mbyllen ne barazim pa gola sfidën mes tyre te vlefshme per javën e 6 te serisë A. 0-0 ne Artemio Franki pavarësisht një ndeshje me raste te shumta për gol. Vendasit me kërkues per golin ne pjesën e pare, ndërsa arritën te fitonin edhe penallti me Borja Valero, por Ilic nuk u tregua i sakte nga pika e bardhe. Me kurajoze ne pjesën e dyte kuqezinjtë te rrezikshëm me baka, Bonaventura dhe Suso. Përfundimisht rrjeta te paprekura me një pike te fituar nga Milan qe kalon ne kuotën e 10 pikëve po aq sa Roma, Lacio, Kievo e Bolonja dhe nje pike larg vendit te trete Inter. Per Fiorentinen dy pike te humbura per shkak te sllovenit Ilicic, i cili nuk kishte humbur me pare asnjë penallti ne serine A.

Marseja mundi Nanten e Ermir Lenjanit 2-1 ne Velodrom, duke u larguar disi nga ujerat e turbullta te rënies nga kategoria ne javën e 7-te te kampionatit francez. Miqtë surprizuan jo pak duke kaluar te paret ne avantazh me argjentinasin Emiliano Sal qe ne minutën e dyte. Gjithsesi 20 minuta me vone vendasit kthyen gjithçka ne baraspeshe me Njie. Me fillimin e pjesës se dyte, te zotet e shtëpisë përfituan nje penallti e kthyer ne gol nga Gomis, nje rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te takimit. Per futbollistin e kombëtares Lenjani vazhdon situata e komplikuar ne klubin francez, ku edhe ne ketë ndeshje nuk ishte as ne stolin e rezervave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *