E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fiona Papajorgji në krye të Kushtetueses, ambasada amerikane: SHBA mbështet institucionet e zbatimit të ligjit, është prioriteti i Trump

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka uruar kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji.

Në një postim në rrjetin social, ambasada amerikane ka ndarë një foto të Fiona Papajorgjit dhe Nancy VanHorn, teksa thekson mbështetjen e SHBA për institucionet e zbatimit të ligjit, si një nga prioritetet e presidentit amerikan Donald Trump.

Reklamë

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë