E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 39 minuta më parë
Bota

Finlanda dëbon diplomatë rusë

Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ruse në Helsinki, duke i akuzuar ata se punojnë në misione të inteligjencës.

 

“Veprimet e tyre janë në kundërshtim me konventën e Vjenës për raportet diplomatike”, tha zyra e presidentit të Finlandës, duke shtuar se ambasadori rus është informuar për dëbimin e diplomatëve.

 

Reklamë

Vendimi është marrë pas takimit të presidentit finlandez, Sauli Niinisto dhe komitetit ministror të shtetit për politikë të jashtme dhe siguri.

 

Ambasada ruse në Helsinki ende nuk ka reaguar për këtë vendim të Finlandës.

 

Shtetet nordike, Norvegjia dhe Suedia po ashtu muajve të fundit kanë dëbuar diplomatë rusë, duke thënë se ata në fakt ishin oficerë të inteligjencës.

 

Moska mohon se diplomatët e saj janë të përfshirë në aktivitete të papërshtatshme dhe është kundërpërgjigjur duke dëbuar diplomatë të Norvegjisë dhe Suedisë.

 

Finlanda i është bashkuar NATO-s në prill, duke zemëruar Rusinë fqinje, e cila po vazhdon pushtimin e Ukrainës./rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë