Subscribe

Publikimi i raportit të komunitetit amerikan të inteligjencës sipas të cilit në vitin 2017, Partia Demokratike, në atë kohë nën drejtimin e Lulzim Bashës përfitoi financime ruse në shumën e 500 mijë dollarëve bëri që Yuri Kim të thërrasë në një takim përfaqësuesit e partive politike.

Vend-takimi ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Të parën bisedë kokë më kokë e pati me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Më pas takimit iu bashkuan Damian Gjiknuri i socialistëve, Jorida Tabaku e demokratëve, Monika Kryemadhi e Partisë së Lirisë dhe Arjan Madhi i republikanëve. Pas takimit në tëitterin e saj, ambasada amerikane shkruan se diplomatja e lartë diskutoi për kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.

 

AMBASADA AMERIKANE NE TIRANE

Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve.

 

 

Nga deklaratat e përfaqësuesve të partive politike duket se Yuri Kim ua ka bërë të qartë që të qëndrojnë larg financimeve nga vende jo aleate të SHBA-ve dhe veçmas Rusisë.

 

DAMIAN GJIKNURI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

Për të parandaluar çdolloj akti që tashmë janë bërë edhe publik edhe nga raporti të atij që njihet si komuniteti i inteligjencës, që i referohet një rasti në Shqipëri. Kështu që ky është një shembull për tu marrë parasysh sesi ne partitë politke duhet te evitojmë për të parandalur çdolloj fanincimi të jashtëligjshëm madje edhe me rrezik për interesat kombëtare.

 

JORIDA TABAKU

DEPUTETE E PD

Për të bërë trasnpërencë në rradhë të parë dhe së dyti për të qëndruar larg influencave që nuk duhet t’i harrojmë që ekzistojnë nga Kina, Rusia apo Irani.

 

 

MONIKA KRYEMADHI

DEPUTETE E LSI

Takimi nuk përmendi emra. Them që ka një proces i cili të hetohet. Nuk hetohet vetëm në Shqipëri, hetohet edhe jashtë vendit. Të dini që asgjë nuk fngel pa dalë. Kush e ka gëlltitur lugën e çorbës se prishur ka për të vjellë gjithë jetën.

 

Mikpritësi i takimit, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi:

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Ka nevojë të përmirësimit të kuadrit ligjor që KQZ dhe institucione të tjera t’i japin mundësi edhe praktike që të hetojnë më thellë, të paktën nga pikëpamja administrative në lidhje me sasinë e parave që marrin partitë poltike dhe nga i marrin ato.

 

Financimi i fushatës elektorale është edhe një prej rekomandimet e hershme të OSBE-ODIHR. Edhe në raportin e fundit pas parlamentareve të një viti më parë u sugjerua që të ardhurat dhe shpenzimet e partive garuese të publikohen para ditës së zgjedhjeve dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të zotërojë të gjithë mekanizmat ligjorë për të mbikqyrur këto financime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *