Ambasadorja amerikane do të zhvillojë në orën 10:30 një takim me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

 

Në fokus të diskutimit, do të jenë financimet e huaja për partitë politike, pas publikimit nga mediat amerikane, se Lulzim Basha kishte përfituar 500 mijë dollarë nga Rusia në vitin 2017.

 

Pas Ballës, Kim do të takojë edhe Enkelejd Alibeajn, për të diskutuar për të njëjtën çështje.

 

Kjo lëvizje e Kim, vjen një ditë pas takimit që zhvilloi në ambientet e KQZ me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.

 

Në pranishëm në takimin me Celibashin ishin edhe sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, deputetja e PD Jorida Tabaku dhe deputetja e PL-së Monika Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *