Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se do të jetë shumë e vështirë që partitë politike t’i bëjnë transparente të gjitha financimet në periudhën e zgjedhjeve të 14 majit.

 

Gjatë takimit të organizuar me temën “Shfrytëzimi i potencialit të sistemeve të raportimit dhe deklarimit online të financimit të partive politike” Celibashi është shprehur se partitë politike duhet të tregohen të vetëpërmbajtura dhe të mos shpenzojnë para pa limit gjatë fushatës zgjedhore.

 

 “Gatishmërinë dhe seriozitetin e KQZ-së për ta qasur këtë çështje në përputhje të plotë me të gjitha parashikimet e kodit zgjedhor për të mos pasur droje për të sjellë në vëmendje raste kur parti politike apo subjekte të ndryshme kanë problematika në lidhje me financimin. Nuk besoj se do jetë kaq e thjeshtë dhe do ketë kaq transparencë dhe mundësi për të bërë publik çdo abuzim, por mendoj se do të jetë diçka ndryshe nga herët e tjera.

 

Tej gjithë retorikës së ngarkuar politike që shoqëron fushatën zgjedhore, duket se ka një lloj kujdesi të paktën formalisht për t’u përpjekur për t’i respektuar këto rregulla. Mund të bëjmë më shumë për t’i bërë të përmbajtura partitë politike që të mos demonstrojnë në mënyrë arrogante fuqinë e tyre dhe interesin e tyre për të shpenzuar para pa limit në fushatën zgjedhore”, tha Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *