Subscribe

Pas vendimit te këshillit bashkiak për krijimin e tre lagjeve te reja ne Tirane , kryetari i Bashkisë sqaroi se ato do te marrin buxhet si zona me vete. Kështu banoreve qe jetojnë ne zonën e freskut, ne kodrën e diellit dhe ata pranë zonës se Astirit, do tu ofrohen shërbimet me pranë lagjes.

 

“Morëm një vendim në Këshillin Bashkiak për krijimin e tre lagjeve të reja, të cilat do t’i financojmë si lagje të reja. Do të thotë se do të duhet të bëjmë një buxhet specifik për këto lagje të reja. Në inventarin e bashkisë për zonën e Kasharit kemi 12 mijë vetë, por na rezulton nga censusi se aty jetojnë mbi 50 mijë, ndoshta edhe 80. Ama, kemi buxhetuar sikur të jenë 12 mijë. Kjo duhet rregulluar dhe krijimi i lagjeve të reja e realizon këtë. Na mundëson të kuptojmë sa banorë ju shërbejmë dhe si t’i ndajmë investimet për frymë”.

 

Gjate një takimi me administratore te zgjedhur te pallateve, Erion Veliaj u shpreh optimist për këtë proces. Ai u beri apel banoreve qe ende nuk e kane administratorin ta zgjedhin sa me shpejt duke reduktuar edhe problemet ne komunitet.

 

“Më jep kënaqësi fakti se qindra vetë i kanë gjetur punë vetes falë angazhimit të komunitetit. Janë punësuar njerëz, jo vetëm task-forca, por sa njerëz po punojnë si administratorë, çojnë një rrogë në shtëpi, që më përpara ose mund të kishin dalë në pension të parakohshëm ose mund të ishin të paangazhuar”.

 

Pas ngritjes se task-forcës nga bashkia rreth 500 pallate kane zgjedhur administratoret ndërsa ne 2800 te tjerë janë përcaktuar kryesitë për administrimin e mjediseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *