Subscribe

Është zhvilluar këtë të mërkurë një tryezë konsultimi për financimin e partive politike.

 

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij tha se partitë politike janë ndërgjegjësuar, por sipas tij ka ende nevojë për përmirësime.

 

Celibashi bëri me dije se konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët e tjera.

 

“Theksoj se nuk e konstatoj arrogancën e partive politike për ta shpërfillur hapur atë që ka sanksionuar Kodi Zgjedhor në raport me financimin e politikë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë problem si parti politike në qasjen e tyre në lidhje me financimin, por duhet ta themi se të gjithë përpiqen. Ky është një hap i mirë le të themi, pasi duket sikur palët janë të ndërgjegjësuar për rëndësi që ka zbatimi i këtyre normave ndoshta edhe frikën për të mos u sanksionuar. Takimi i sotëm është episodi i parë i një serie takimesh që do të zhvillohen.

 

Do të vazhdojmë të konsultohemi në lidhje më të gjitha ndalimet apo lejimet që Kodi Zgjedhor ka për sjelljet. Jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financojë kë, sa është vlera e financimit. Akoma nuk kemi një qartësi në lidhje me limitet dhe kufijtë që media ke në lidhje me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale në tërësi”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *