E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Finalja e UEFA Champions League sot ne Vizion Plus

Sfide, emocion e spektakel. Nje finale qe sjell perballe tyre dy nga ekipet me ne forme te ketij sezoni, me emra qe po shkruajne historine e futbollit Europian. Supersfida e Europes ne Vizion Plus, sot ora 20:45, Juventus v Real Madrid.

Finalja e 2017-es eshte nje riperseritje e asaj te 1998-es, ku kampionet ne fuqi te Real Madrid kerkojne te jene ekipi i pare qe ruajne titullin e UEFA Champions League dhe ku Juventus kerkon kuroren e trete Europiane. Finalja e sezonit 2016/17 te UEFA Champions League gjen dy nga ekipet me ne forme te sezonit, kampionet ne fuqi te Real Madrid, e ne anen tjeter Zonja e vjeter, Juventus, e cila ka pesuar vetem 3 gola ne rrugen e saj drejt Kardifit. Te dyja klubet kane experience persa u takon finaleve. Mbrojtesit e trofeut Real Madrid – kerkon te behet ekipi i pare qe ruan trofeun ne historine e UEFA Champions League – luajne finalen e trete ne kater vjet, pasi kane mundur rivalet e qytetit, Atletikon e Madridit ne 2014 dhe 2016; Juventus, nderkohe, ka humbur ne 2015-en ndaj Barcelones. Kjo ndeshje eshte nje riperseritje e finales se 1998-es ne Amsterdam, e fituar nga Madrilenet 1 me 0 ndaj Juventusit pjese e te cilit ishte trajneri aktual i Merengues, Zinédine Zidane. Kjo fitore iu dha Spanjolleve kupen e 7-te nga rekordi I tyre prej 11 Kupash Europiane. Juve ka fituar dy here trofeun, ne 1985 dhe 1996, por ka humbur ne finale gjashte here – me shume se çdo klub tjeter. Juventus ka fituar nente dhe ka barazuar 3 nga 12 ndeshjet e kompeticionit te ketij sezoni, dhe kerkon te behet ekipi i pare qe ngre trofeun pa pesuar asnje humbje qe prej sezonit 2007/08 kur kjo gje u realizua nga Manchester United. United ishte ekipi i gjashte qe kishte ngritur trofeun e UEFA Champions League pa humbur asnje ndeshje. Madrid dhe Juve te dy sfidojne njeri-tjetrin ne finalen e gjashte te UEFA Champions League final, duke barazuar rekordin e Milanit. Madrid ka fituar te pesta finalet e UEFA Champions League, nje numer record fitoresh, ndersa Juventus ka humbur me shume se çdo ekip tjeter – kater. Ne te vertete, e vetmja fitore e tyre ka qene me penallti – kunder AFC Ajax ne 1996.

Vazhdo të lexosh

Reklamë