E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Vllaznia-Skënderbeu përballen nesër

Pas titullit kampion, e gjithë vëmendja e tifozëve të futbollit shqiptar shkon tek finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Dy skuadra me difereneca të mëdha në këtë sezon do të matin forcat këtë të henë në Air Albania. Kuqeblutë e Thomas Bradic janë akoma me dhimbjen e titullit kampion, të cilin e humbën vetëm për shkak të golavarazhit..

 

THOMAS BRDARIC

TRAJNER I VLLAZNISË

Reklamë

 

“Më pëlqen të kem presion, sepse kur e ke atë ke një strategji dhe ekzekuton diçka speciale. Të pëlqen të luash dhe ta shijosh ndeshjen. Duhet të jesh I urritur për fitore. Ne kemi stilin tonë të lojës dhe na pëlqen që luajmë një ndeshje special. E njohim Skënderbeun dhe them se do fitojmë, paçka se e njohim mirë rivalin dhe ka bërë një sezon të mirë që duket me qëndrimin në Superligë ”

 

I pyetur për lajmet lidhur me një afrim të mundshëm tek Tirana, Brdaric u përgjigj:

 

“Përgjigjja është një fjalë: jo. Dikush ka ndarë një thashethem sepse jemi në fundin e sezonit por jo, nuk ka asgjë. Përpiqen t’i marrin lojtarët njëri-tjetrit dhe është kohë merkatoje.”

 

Ndeshja Vllaznia -Skënderebu do të luhet të henën në orën 19:00 në stadiumin kombëtar Air Albania.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë