Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

“Berisha në burg”, kreu i PD reagon pas thirrjeve...

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese që Rusia...

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”,...

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi...

Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por...

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës për shkak...

Përpjekja e dytë në Zvicër, delegacioni amerikan e ai...

Shpërthim pranë presidentes së Kosta Rikës gjatë një vizite...

Zjarr masiv shkatërron resortin në Republikën Dominikane, një viktimë...

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus integrimi në...

Finalja e Conference League/ Duka: Askush nuk e mendonte, pati interes të madh

26 Maj 14:07

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka doli në një konferencë për shtyp këtë të enjte pas ndeshjes finale të Conference League.

Duka tha se dy vite më parë askush nuk e mendonte se Shqipëria dhe Federata do të kishin aftësi për të përballuar një event të përmasave të tilla.

Megjithatë Duka theksoi se ndshja pati një interesim shumë të madh dhe se duhet të ndjehemi krenar.

Sipas Dukës rreth 40 mijë tifozë mbërritën për ndeshjen në vendin tonë.

 

“Interesi ka qenë i madh për aktivitetin e rëndësishëm dhe kam përcjellë të gjithë individët nga jashtë. Të gjithë administratën e UEFA-s dhe bashkë me presidentin kam pasur vetëm fjalë të mira dhe përqafime. E ndaj këtë me të gjithë ata që e bënë të mundur mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, jam me krenari këtu me një pjesë të organizatorëve të Federatës. U transmetua live në 155 vende të botës dhe u pa nga 400 milionë tifozë.

Askush nuk do ta mendonte disa vite më parë që Shqipëria dhe Federata do të kishin të tilla aftësi për të përmbyllur një event të këtyre përmasave. Meritë e administratës së FSHF dhe atyre që bashkëpunuan. Shumë ishin skeptikë kur aplikuam për finalen dhe konsiderohej një ironi. Por finalja erdhi dhe bota u përqendrua në Tiranë. I dhamë përgjigje atyre që menduan se ne nuk mund të organizojmë një finale të tillë. Kemi pritur delegacione dhe president të Federatave europiane, sponsor, partner dhe janë larguar me mendime pozitive. Kemi pritur legjenda të futbollit botëror, Boniek, Savicevic, Totti, Tomasson, Cantona e shumë të tjerë.

Kemi pritur 20.000 tifozë dhe më shumë se 20.000 jashtë stadiumit, vetëm tani e kuptojmë sa krenarë duhet të jemi të gjithë. Falenderoj të gjithë ata që kontribuan në organizimin e eventit, policia bëri punë të mrekullueshme, po ashtu qeveria dhe bashkia Tiranë, drejtuesve të aeroportit të Tiranës. Aeroporti bëri menaxhim perfekt, falenderim për Ministrinë e Financave dhe për Kryeministrin. Unë nuk bëj servilizma, por kryemistri ka qenë aktiv në organizim dhe ka pritur edhe ankesat tona ndaj duhet ta falenderoj publikisht.

Falenderoj qytetarët shqiptarë që i dhuruan mikpritje tifozëve, nuk dolëm nga tradita jonë. Falenderoj median për punën e shkëlqyer dhe keni promovuar mirë Shqipërinë. Uroj të takohemi përsëri për evente të tilla të suksesshme për vendin.

Kjo finale na ka mbushur me eksperiencë dhe mund ta bëjmë më mirë, në çdo proces kishim kujdesin e duhur. Qeveria u tregua e zgjuar që e bëri pushim ditën e ndeshjes dhe që ishte një ditë pa makine. Qytetarët e pranuan, e falenderoj edhe pse ishte cënim i të drejtës së tyre. Falenderoj edhe vullnetarët. 400 të tillë, ndoshta kanë punuar më mirë edhe se ata që janë paguar. Në organizimet e ardhshme, koj është një eksperiencë e fituar”.

Ka Shqipëria shansin për finale të tjera? “Që pas përfundimit të ceremonisë filluam diskutonim se të mos shohim një kompeticion tjetër. Champions League aktualisht është e e pamundur për kapacitetet e stadiumit, por Superkupa e Europës, apo edhe Kampionat Europian për të rinjtë, janë të gjitha mundësitë. Doja opinione pozitive për Shqipërinë dhe e shijoj këtë sukses si qytetar shqiptar dhe jo si president i FSHF.

Kërkojmë bashkëpunim për të rritur futbollin, ato që kanë luftëra personale të mos harxhojnë energji me këtë punë. Por të fokusohen te rritja e futbollit për fëmijët.Politika të kuptoj kompetencat e veta për të përmirësuar fushat e jetës sonë dhe tani po flasim për futboll. Të kemi infrastrukturë për të ushtruar futboll dhe të mos kthehet në një institucion personal, por të kthehet në një të mirë të përbashkët”, ka deklaruar Duka.

Posted Under:
Kryesoret Sport Vendi
Tagged:
Armand Duka interesim Ndeshja Rezultati

Nga e njëjta kategori

“Berisha në burg”, kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës

më shumë...

Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edhe në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re, sillni draftin

më shumë...

“Arubën e bëri të vërtetë algoritmi”, Rama: Siç më bëri mua “drogagji” dhe akuzues të babait tim për marrëdhënie me time shoqe

më shumë...

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”, Rama: Gënjeni e frikësoni njerëzit dhe bëni para me klikime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:03

“Berisha në burg”, kreu i PD reagon...

12:37

Rama kritikon të tijët në mbledhjen e...

12:12

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese...

12:09

“Arubën e bëri të vërtetë algoritmi”, Rama:...

11:57

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet...

11:44

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe...

11:38

Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për...

11:33

Tiranë/ Sekuestrohen 1,500 fara kanabisi, vihet në...

11:31

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës...

11:04

Përpjekja e dytë në Zvicër, delegacioni amerikan...

10:54

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë...

10:54

Shpërthim pranë presidentes së Kosta Rikës gjatë...

10:13

Zjarr masiv shkatërron resortin në Republikën Dominikane,...

9:59

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari me...

9:47

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në...

9:12

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus...

9:00

Izraeli nuk i përmbahet armëpushimit, sulmon Libanin...

8:56

Treni i mallrave bie nga ura në...

8:37

Rriten tensionet/ Izraeli akuzohet për përdorimin e...

8:11

Horoskopi i ditës: Kjo e shtunë sjell...

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • “Më luti të bëja foto me të, më erdhi keq”, Meloni “përplase...
  • Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë dhe Ujësjellësi i Kolonjës, SP...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.