E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Finalja e Champions, ndizen gjakrat

Ndizen gjakrat kur kane mbetur edhe dy dite nga finalja e gjitha madrilene e Uefa Champions League, Atletiko – Real. Uellsian Gareth Bale i ka hedhur benzine zjarrit duke sfumuar vlerat e lojtareve kundërshtare. Sipas meje ka theksuar uellsiani për “Cadena Cope”, asnjë prej lojtareve te Alteikos, nuk do te ishte asnjëherë titullare te Reali. Nje nga yjet e skuadrës Merengez e ka përshkruar sfidën e “San Siros” si me e rëndësishmja për te shpëtuar sezonin. Te humbasësh këtë ndeshje, do te jete nje drame, ne nuk fituam kampionatin kështu qe duhet te bëjmë nje sforco te madhe, për te rrembyer kete trofe. Do te jene moment te kësaj sfide ku do te na duhet te mbrohemi edhe pse nga ana pjesës ofensive ne jemi përmirësuar shume kohet e fundit, sulmojmë dhe mbrohemi te gjithë se bashku. Atletiko është nje skuadër shume e forte fizikisht, por shpresojmë t’i neutralizojmë ka përfunduar Gareth Bale. Finalja e Uefa Champions League mes Atletikos dhe Realit, do te zhvillohet ditën e shtune ne orën 20-45 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne Vizion Plus dhe platformën Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë