E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Mbyllet pjesa e parë, PSG në avantazh të dyfishtë

PSG e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë fraksionin e parë të flojës në finalen e Champions league përballë Interit.

Parizient u treguan mjat të shpejtë dhe të saktë në 20 minutat e para duke shënuar dy herë.

Në minutën e 12-të pas një aksioni model Hakimi me portën thuajse bosh nuk e pati të vështirë të shënonte golin e parë.

Ndërsa vetëm 8 minuta më pas Due shënoi edhe golin e dytë duke i dhënë një goditje të fortë Interit.

Reklamë

Zikaltrit pas pësimit të golit të dytë rritën presionin por pa mundur të shënojnë, ndërsa parizienët humbën një tjetër rast të pastër në minutën e fundit të pjesës së parë për të trefishuar rezultatin.

Mbeten edhe 45 minuta për tu luajtur, a do të ndodhë mrekullia e Stambollit 20 vite më parë? Kjo mbetet për tu parë.

Ndeshja po transmetohet LIVE në Vizion Plus dhe Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë