Subscribe

Duhet edhe më shumë se një muaj për finalen e madhe të UEFA Champions League në Kardif, por tashmë thuajse të gjitha hotelet dhe dhomat e lira për tifozët në kryeqytetin e Uellsit janë ezauruar. Një çmenduri e vërtetë jo vetëm për faktin se kapacitetet akomoduese thuajse janë mbyllur 5 javë, por gjithashtu edhe çmimet për të fjetur një natë në Kardif janë në stratosfere. Shërbimet hoteliere por edhe ato që lëshojnë shtëpi me qera duket se nuk i ka shpëtuar rasti nga duart për të pritur dhjetëra e mijëra tifozëve të klubeve europiane që do të luajnë në finalen e Champions League me 3 qershor. Me përafërsi bëhet fjalë për 2 mijëfishim të cmimeve, një rast vërtet unik… Kështu aktualisht në shumë pak vende që kanë mbetur bosh  brenda në Kardif, një miniapartament kushton 4154 euro për një natë. Shifrat janë të çmendura edhe për periferinë e Kardifit. Kështu 20 kilometra në periferi në zonën e quajtur “Student Village” në Neëport për një dhome teke duhen paguar 789 euro në vend të 59 euro që është në kushte normale. Ndërsa për një apartament me 6 dhoma me 12 shtretër, tifozët e interesuar duhet të paguajnë me 4329 euro, rreth 370 euro për person. Por absurditeti shkon edhe më larg kur edhe për të fjetur në një tende në qiell të hapur duhet të paguash 2136 euro në Kardif. E vetmja zgjidhje për ata tifoze që nuk i kanë këto mundësi ekonomike është të shkojne rreth 50 km larg Kardifit, në Aberdare ku një dhome me dy shtreter ende mund të gjendet për 90 euro. Vetëm se në këtë rast mbetet rreziku i lëvizjes me mjete publike pas përfundimit të ndeshjes, pasi priten masa të jashtëzakonshme sigurie në kuadër të frikes nga terrorizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *