E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Finalja Bayern-PSG/ Tuchel: Luaj ndeshjen e karrierës

Soccer Football - International Champions Cup - Bayern Munich v Paris St Germain - Woerthersee Stadium, Klagenfurt, Austria - July 21, 2018 Paris Saint-Germain coach Thomas Tuchel during the match REUTERS/Lisi Niesner

Luhet sot në mbrëmje finalja e madhe e Ligës së Kampioneve, ku përballen Bayern Munchen dhe PSG.

Takimi luhet në Lisbonë të Portugalisë në orën, 21:00 dhe do të transmetohet në Tring dhe Vizion Plus.

Trajneri i PSG-së Thomas Tuchel ka folur në vigjilje të finales duke thënë:

”Jemi këtu për ta luajtur dhe fituar finalen. Kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierë për mua”. 

Reklamë

Sa i përket organikës, është rekuperuar Keylor Navas që do mbrojë portën dhe të vetmen dilemë, Tuchel ka që Verrati të luajë titullar apo ta nisë nga stoli.

Ekipi u stërvit në “Da Luz” aty ku do luhet edhe ndeshja dhe Neymar-Mbappe me shokë janë gati.

Kujtojmë që PSG arrin për herë të parë në një finale të tillë dhe ngritja e trofeut do të ishte historike për këtë klub.

Formacioni i mundshëm i PSG-së në ndeshjen e mbrëmjes së sotme:

PSG (4-3-3) Navas; Kehrer, Silva, Kimpembè, Bernat; Paredes, Marquinhos, Herrera; Di Maria, Mbappé Neymar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë