Subscribe

Nuk ndalet droga ne Vlore. Pas sekuestrimit te sasisë rekord prej 15 tonësh, uniformat blu kane zbuluar hashash edhe ne fshatin Grabian.

 

Behet fjale per afro 300 kg lëndë narkotike. Droga ishte e paketuar dhe e vendosur ne thasë ne nje ullishte mesa duket per te transportuar drejt destinacionit përfundimtar. Forcat e policisë kane vene ne pranga poseduesin e ngarkesës. I arrestuari ne kuadër te operacionit te koduar “Java” është 52-vjecari Agron Danaj.

 

Ndërkohe policia konfirmon se vijon operacionin masiv antidrogë në territorin e Llakatundit. Deri tani janë arrestuar 8 persona per te cilët gjykata e Vlorës caktoi nje dite me pare edhe masën e sigurisë.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *