E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën

Finalisti i Albania’s Got Talent Dashnor Bushi ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.

I njohur për truket e magjisë që bën, ai habiti gjithë shqiptarinë. Por numrat e magjistarit kanë habitur edhe kryeministrin Rama.

Reklamë

Loja me tletra dhe me shkrimin e emrave ishin disa nga truket që kryeministrin e lanë pa fjalë.

Dashnor Bushi tha se loja me letra ka qenë pasioni i tij që nga rinia.

“Në komunizëm nuk kishim kohë të kishim letra dhe unë i vodha një pako. Letrat janë pasioni im, kërkon punë dhe aftësi. Ta hedhësh letrën lart e të të kthehet mbrapsht, mua më ka marrë shumë kohë”, tha Bushi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë