“Finalissima”, trofeu më i ri zyrtar i Fifa-s, që vë përballë kampionet e Europës dhe të Amerikës së Jugut, i shkoi në edicionin e vet të parë Argjentines. Messi me shokë dominuan ndaj Italisë, në Uembli duke e mbyllur supersfiden me rezultatin 3 me 0. Një tregues force I kombëtares Albiceleste e cila konfirmoi se do të jetë në radhën e parë të pretendenteve për kupën e Botës ndërsa Italia nuk buzeqeshi dhe nuk gëzoi dot në ditën e lamtumirës së Kielinit nga kombëtarja “axurre”. Ndonëse nuk shenoi dot vetë, “pleshti” ishte fytyra tjeter e sezonit të dobët me PSG. Bashkë me Di Marian, Lo Celson dhe Lautaron, Messi trullosi mbrojtjen italiane duke dhuruar edhe spektakel sidomos në pjesën e dytë. Pavarësisht një Argjentine me më shumë dëshirë, me të fresket fizikisht dhe menderisht dhe me më shumë aftësi për të  mbajtur topin, pjesa e parë ishte shumë e luftuar, edhe për meritë të skuadrës së Mancinit e cila i shkoi afër golit në dy raste me Belotin por edhe me Raspadorin. Për të zgjuar amerikano-jugoret mendoi Bernardeski që humbi një top në gjysëmfushën e vet, Messi i tregoi targën Di Lorencos dhe shërbeu për Lautaron që nuk e pati të vështirë të shënonte. Disavantazhi zhduku nga loja italianet të cilët pësuan golin e dytë në fundin e pjesës së parë kur Lautaro “dogji” në shpejtësi Kielinin dhe për faj edhe të Donarumes shënoi sërish. Në pjesën e dytë Mancini bëri shumë ndryshime, por asgjë nuk mjaftoi për të ndaluar Messin dhe Argjentinen të cilët nga nervozizmi i rivaleve ndërtuan disa raste të mira për shënim me “pleshtin”, Di Marian dhe Lo Celson, por pa mundur të shënojnë. Atë që në fakt e bëri Paolo Dybala në ekstrem, vetëm pak pasi ishte futur në fushë. Festa finale ishte e gjitha për Messin që fitoi trofeun 40 në karrierë dhe mori vëmendjen e të gjithë medias sportive dhe të shokeve të skuadrës. Ai është kthyer…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *