E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Sport

Finale historike në atletikë, Luiza Gega mbyll garën

Për herë të parë me pjesëmarrjen e saj në finalen e lojrave Olimpike, atletja Luiza Gega bëri një paraqitje pozitive duke bërë krenar një komb të tërë. Në 16 më të mirat e botës , Shtatshkurtja kuqezi u rendit e 13 në garën 3000 metra me pengesa duke mos u dorëzuar për asnjë moment dhe arritur objetivin e saj deri në fund.

 

Gega arriti ta mbylli garën me kohën 9 minuta e 34 sekonda e 10 të qindta. Një rezultat larg nga rokordi i saj personal që mbahej me 9 minuta e 26 sekonda e 5 të qindta. Ndërkohë fituesja e garës u shpall atletja ngA Uganada Peruth Cemutai

 

Luiza Gega ishte sportistja e fundit nga skuadra kuqezi që përfqësoi Shqipërinë në lojrat olimpike  megjithatë pa dyshim Tokio 2020 mund të konsderohet një olimpidë më e suksesshme se ajo e Rio 2016 pasi peshëngritësi  Briken Calja e mbylli i katërti në botë dhe Luiza Gega shkruajti historinë duke marrë pjesë për herë te parë në një finale olimpike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë