Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, është ndalur edhe njëherë te teci i Korçës, aq i përfolur kohët e fundit. Kryebashkiaku  është shprehur se projekti përfundimtar nuk është paraqitur nga kompania GPP deri ditën e premte, çka tregon për dështimin e tyre.

 

Ndër të tjera Filo shtoi se investitorët dështuan që të jepnin një alternativë të mbështetur në prova dhe argumente për realizimin e këtij projekti që ne të kishim mundësi të jepnin gjykime të mëtejshme. Madje Filo dy dite me pare ka shkuar me tej duke i kerkuar dy ministrive te linjes refuzimin zyrtar te ketij projekti.

 

Gjatë këtyre ditëve kryebashkiaku Sotiraq Filo ka dalë disa herë përpara mediave për të shprehur qendrimin kundër ndërtimit të një termocentrali që cënon interesat e komunitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *