Subscribe

Tre ditë para ndarjes së çmimeve Oscar, filmi shqip “Shok”, parashikohet të triumfojë. Votimet janë mbyllur. Tashmë fituesit janë përcaktuar, por zarfet do të hapen mbrëmjen e 28 shkurtit. E megjithatë, për një nga kritikët më të mirë të filmave, “Shok” është produksioni triumfues në kategorinë “Live Action Short”. Glenn Whipp shkruan në Los Angeles Times se mes kandidatëve “Shok”, tingëllon vërtet shokues. “Një rrëfim për miqësinë midis dy djemve shqiptarë gjatë luftës së Kosovës, ku fundi të trondit, të jep një goditje në stomak, që lë përshtypje të gjatë”, ka shkruar Whipp në artikullin ku analizon dhe jep parashikimet e tij për ata që do të triumfojnë në çmimet Oscar. Edhe në lajmet e publikuara nga Yahoo! “Shok” projektohet si fitues, po aq sa “The revenant”. “Nëse Oscari shkon për një dramë, atëherë prisni që fituesi i filmit me metrazh të shkurtër të jetë historia plot tension mbi jetën e dy fëmijëve në luftën e Kosovës – filmi “Shok”. Edhe për Deadline, “Jamie Donoughue do të shokojë me triumfin e tij”. Një lajm i mirë për producentët është edhe fakti që në iTunes, produksioni me regji të anglezit Donoghue, por një histori shqiptare është renditur si i pesti film më i kërkuar i javës. I shfaqur tashmë në kinematë më të mëdha të botës, ekipi i “Shok” shpreson të rrëmbeje një trofe, një nga më të mëdhenjtë që ofron kinematografia në botë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *