Subscribe

Një histori shqiptare, që shkon në Oskar. Rrëfim i sinqertë, bazuar ne një ngjarje te vërtetë, e konceptuar thjeshte si në skenar po ashtu edhe në regji, filmi me metrazh te shkurtër “Shok”, bart një peshë të madhe të përjetimeve te vete producentit. Me regji të Jamie Donoghue, ky produksion është një bashkëpunim mes qendrës kinematografike të Kosovës dhe Britanisë. Sipas Donoghue, filmi është tërësisht shqiptar, që nga historia e deri tek gjuha apo aktorët, që jo pak të vështirë e kanë pasur  të vishen edhe si ushtarë serbë.

Kjo është tërësisht një ngjarje shqiptare. Filmi është në shqip. Ngjarja është në trojet shqiptare, aktorët po ashtu janë shqiptarë. Përpara se ta rrëfenin të tjerët, producenti shqiptar kërkoi ta rrëfejë vetë. Është ndërtuar thjesht si koncept regjisorial. Vetëm regjisori është britanik. uroj që ky film t’ju sjellë një trofe. Ne do të shkojmë në Oscar për një trofe dhe shpresoj që ai të mbërrijë në Shqipëri.

Pas përgjigjes negative për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, duket se ky film është artistikisht edhe nje goditje për Serbinë. Eshref Durmishi, përtej shkrimeve mjaft pozitive në mediat e huaja, dëshiron t’u përgjigjet mediave serbe që nuk kanë qenë aspak entuziast për nomin e tij në Oscar. “Shok” mbërriti për herë të parë në Tiranë gjatë festivalit të filmit katër muaj më parë, ndërsa mbrëmë pas premierës së tij në të gjithë botën është pritur edhe në kryeministri nga vetë kreu i qeverisë. Rama i ka uruar këtij produksioni një trofe. “Shok” është vlerësuar deri më tani me 16 çmime në të gjithë botën, shumica prej  të cilëve vijnë nga festivale të kategorisë A.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *