E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Filmi ‘Djalli vesh Prada’ mer tjeter kuptim, pas publikimit te kesaj VIDEO

 

 

Ndoshta Miranda Priestly, nuk ishte mbretëresha e akullit që të gjithë mendonim.

 

Të paktën, kështu duket nga pjesa e fshirë nga skena e filmit “The Devil Wears Prada”, e vitit 2006.

 

Klipi, që është shpërndarë në Twitter nga Buzzfeed, I ka çoroditur adhuruesit e filmit. Shumë prej tyre, tregojnë se kjo pjesë, e kthen përmbys të gjithë filmin.

 

Në pjesën e fshirë, Anne Hathaway, e cila luan në rolin e Andreas, po përmbush detyrën e saj si asistente, duke mbajtur përmendsh emrat e të gjithë personave të ftuar atë mbrëmje.

 

Por teksa Miranda po flet me CEO e medias ku ajo punonte, bashkëshorti i saj mbërrin në mënyrë të papritur, me një pije në dorë, e bën një skenë në sy të të gjithëve.

 

Duke u ankuar se e kanë lënë pas dore, ai tregon se baristi nuk po i jep më për të pirë. Por Andy e mer situatën në dorë, duke I rrëmbyer vëmëndjen  CEO-s, ndërkohë që Miranda dhe bashkëshorti i saj kërcejnë.

 

Por pjesa shokuese është kur Miranda, e falenderon Andy.

 

Eh, na hutuan tani! Duhet të rishohim filmin.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh