Subscribe

Ne stadiumin “Qemal Stafa” ka nisur sot zyrtarisht puna per shembjen e tij, për t’i hapur rruge me pas ndërtimin te arenës kombëtare. Gjeologet kane filluan punën per studimin e terrenit. Ne fakt është nje shtese e projektit ne studimin gjeofizik te terrenit. Sondat po bëjnë shpime për te përcaktuar natyrën e terrenit, por edhe kushtet fizike dhe mekanike. Janë gjithsej 6 shpime, ndërsa sondat do te çpojnë deri ne 50 metra thellësi. Kampionet do te analizohen me pas ne laboratorë per te vazhduar me pas projektimin e strukturës dhe zbatimin ne terren. Stadiumi i ri do te ndërtohet sipas projektit te prezantuar nga italianet e Serenisima. Arena kombëtare do te këtë nje kapacitet prej 22 mije vendesh, ndërsa tribunat parashikohen te jene te gjitha te mbuluara. Përveç stadiumit është parashikuar edhe një qendër biznesi dhe ambiente per shërbime te tjera te Federatës Shqiptare. Është nje projekt i përbashkët i qeverise shqiptare dhe Federatës shqiptare te Futbollit dhe pritet te përfundojë brenda vitit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *