E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Fillon pelegrinazhi i Haxhit

Rreth 1.5 milionë muslimane kane nisur pelegrinazhin e përvitshëm te Haxhit ne Arabinë Saudite. Pelegrinët përballen me masa ekstreme sigurie per te shmangur përsëritjen e incidentit te viteve te kaluar, ku humben jetën me shume se 2 mije njerëz si pasoje e shtypjes. Megjithatë, dhjetëra mijëra Shiite iraniane nuk jane te pranishëm ne Xhaminë e Madhe te Mekës per shkak te konflikteve disa-vjeçare me sunitet e Arabisë Saudite. Pas ritualeve ne Xhaminë e Madhe ne fillim te kësaj jave, pelegrinët do te udhëtojnë me autobusë, trenat ose ne këmbe, duke sfiduar temperaturat e larta deri ne 40 grade celsius ne drejtim te Minase, 5 kilometra ne lindje. Kjo e shtune është dita e pare e Haxhit, ndërsa te dielën besimtaret do te udhëtojnë ne drejtim te Malit Arafat. Gjithçka do te pasohet nga ritual i goditjes me gurë te shtyllave, i cili është parashikuar per ditën e hëne. Besimtaret po realizojnë te njëjtën rruge dhe ritual te bere nga profeti Muhamet ne vitin 628, i shoqëruar nga 1400 ndjekësit e tij.

Më shumë video

Reklamë