Subscribe

Banorët e Njësisë Administrative nr 9 në Tiranë, në bllokun e pallateve përgjatë rrugës “Mine Peza”, shumë shpejt do te kenë një ambient të standardeve më të mira. I pranishëm ne nisjen e punimeve, kryetari i bashkisë Ejon Veliaj thekoi se projekti synon heqjen e të gjitha pengesave që kanë zaptuar pronën publike dhe krijimin e hapësirave dhe këndeve për fëmijë.

“Siç kemi premtuar, përveç këndit të lojërave për fëmijë te liqeni, i cili do të jetë edhe këndi më i madh e më i bukur i qytetit, do të shpërndahemi në çdo lagje, për t’u siguruar që secila prej 11 lagjeve urbane të Tiranës të ketë një hapësirë të këndshme komunitare, për fëmijët dhe familjet. Çdo investim rrit vlerën e pronës, që do të thotë se çdo investim këtu i rrit vlerën 10 pallateve që e rrethojnë këtë shesh, u rrit vlerën të gjitha dyqaneve dhe bizneseve rrotull”.

Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunim që ata te largojnë vetë gardhet.

“Bashkia e Tiranës harxhon një pjesë të madhe të buxhetit për mirëmbajtje, për të riparuar objektet që vandalizohen, ndaj dua që secili qytetar, duke qenë se kontribuon me taksa, të ndihmojë edhe me ruajtjen e tyre. Duhet t’i ruajmë këto investime dhe të sigurohemi që Tirana në fund të këtij mandati të jetë një qytet që ka kënde të mëdha lojërash, parqe si Liqeni Artificial, Kashari, Vaqarri, Farka, por sigurisht edhe parqe më të vogla lojërash, aty ku ata banojnë”.

Kryebashkiaku paralajmëroi nisjen e një aksioni të ri të Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të banorëve për ndotjet akustike dhe tymrat që lëshojnë një pjesë e lokaleve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *