Fillon lufta e vërtetë tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

 

Këtë të premte hynë në fuqi tarifat amerikane ndaj mallrave kineze, tarifa të cilat kapin vlerën 34 miliardë dollarë.

 

Taksa prej 25% ndaj këtyre produkteve hyri në fuqi në mesnatë me orën e Amerikës. Kina i akuzoi Shtetet e Bashkuara se nisën në këtë mënyrë luftën tregtare më të madhe në ekonomi.

 

Ministria e Jashtme sqaroi se tarifat kineze prej 25% hynë në fuqi menjëherë pas atyre amerikane, pasi Pekini kishte premtuar se nuk do ta niste luftën, por do të reagonte ndaj masave amerikane në po të njëjtën mënyrë.

 

Ndryshimet kanë sjellë vonesa në dogana për kalimin e produkteve te importit. Presidenti amerikan Donald Trump synon në këtë mënyrë të mbrojë vendet e punës në SHBA dhe synon të përshkallëzojë tarifimin. Ai është treguar i gatshëm për të vendosur një shtesë prej 200 miliardë dollarësh ndaj importeve kineze – e pastaj 300 miliardë më shumë – nëse Pekini nuk i përgjigjet kërkesave të SHBA dhe vazhdon të hakmerret.

 

Sipas Uashingtonit Kina po përpiqet të dominojë në tregun amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *