Subscribe

Ka nisur këtë te mërkurë zbatimi i projektit për ndërtimin e Unazës së Vogël, i cili prej vitesh ishte i bllokuar. Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, ka pare nga afër fillimin e punimeve ne segmentin nga ushtari i panjohur deri tek Banka e Shqiperise. Kryebashkiaku tha se prioritet mbetet kthimi i Tiranës në një  qytet që funksionon për njerëzit, jo për makinat.

Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar që kompania të shpejtojë punimet dhe Unaza e Vogël të mbarojë para afatit, që më pas të na mundësojë edhe neve të fillojmë me projektin e sheshit “Skënderbej”. Unë e di që çdo punë e mirë kritikohet, por mos i kushtoni rëndësi kritikave, ecni përpara, sepse po bëjmë gjënë e drejtë! – tha Veliaj.

Ai shprehu besimin se vetëm duke qenë të fokusuar te puna, vetëm duke u dhënë qytetarëve produkte me cilësi, sjellim modernizim në Tiranë. Veliaj ka shfrytëzuar rastin qe t;u përgjigjet edhe atyre qe kritikojnë apo kundërshtojnë projektet e bashkisë.

Ne do të vazhdojmë, siç premtuam, me këndin e lojërave për fëmijë, me Unazën e Vogël, me sheshin “Skënderbej”, me Pazarin e Ri dhe me strehën e kafshëve të rrugës. Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët që votuan, por edhe ata që nuk votuan, se gjithçka që u premtua do të bëhet. E vetmja kërkesë për “hienat” e politikës është: Na lini të punojmë! Nëse ne punojmë dhe nuk pengohemi, Tirana në kohë rekord mund të bëhet një qytet modern, – përfundoi Veliaj.

Punimet për “Unazën e Vogël” do të përfshijnë 3 segmente: Segmenti i parë është nga Banka e Shqipërisë deri te Bulevardi; segmenti i dytë, nga bulevardi te rruga e “Barrikadave” dhe segmenti i tretë, kryqëzimi me rrugën “Urani Pano” deri tek “Ushtari i Panjohur”.

Opozita padit në prokurori kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për ndërtimin e parkut të lojërave te Liqeni Artificial. Ditën e martë, këshilltarë të Partisë Demokratike dhe aktivistë të shoqërisë civile shembën rrethimin e ngritur në Parkun e Liqenit, ku bashkia planifikon të ngrejë një hapësirë multifunksionale per femijet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *