Subscribe

Fillojnë punimet për rikonstruksionin e aksit rrugor nacional, Boboshticë – Dardhë. Projekt ky me një vlerë prej një million dollar që parashikon bërjen nga e para të 900 mijë metër katrorë të kësaj rruge si dhe në bazë të tij do të rivishen me asfalt diccka më shumë se 35 mijë metër katrorë.

Investimi i kësaj rruge do të mbulohet nga fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për Kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo, rikonstruksioni i kësaj rruge vjen pas kërkesave të shumta që ka pasur vetë bashkia por eedhe nga banorët si dhe operatorët e fshatit të njohur turistik. Gjithashtu Filo ka bërë me dije se shumë shpejt nga ana e ARRSH pritet edhe rikonstruksioni i aksit Korcca-Boboshticë duke mbyllur kështu të gjithë gjatësinë e këtij aksi nacional.

Ndërhyrjet e fundit në pjesën fundore të aksit Boboshticë – Dardhë janë bërë në vitin 2007. Ndërkohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur vetëm mirëmbajtje cka e ka bërë aksin të vështirë për t’u kaluar në të gjitha stinët, në veccanti tek vendi i quajtur “Muri i Musait”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *